Kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen deputetëve të Kuvendit të Kosovës të cilët sipas tij janë duke tymosur cigare në hapësirat e brendshme të bufesë.
Sipas tij, ka ankesa nga deputetët tjerë se tymi i cigares po depërton edhe në sallën ku po mbahet seanca e Kuvendit.
“Ju tregojmë edhe një herë që duhani është shumë i dëmshëm për shëndetin”, u tha Konjufca deputetëve.
Tutje, dikush nga deputetët i theksoj atij se pirja e duhanit përveç e dëmshëm është edhe i ndaluar të konsumohet në hapësirat e mbyllura.
“I ndaluar po se po, por edhe e dëmton shëndetin”, tha Kryeparlamentari Konjufca.
Por, Konjufca nuk tregoi se kush janë deputetët që po e shkelin ligjin që ndalon pirjen e duhanit në hapësirat e mbyllura.







