Konjufca: Deputetët i tuten Thaçit, prandaj dështoi rezoluta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dështimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ia ndalonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të fliste për kufijtë e vendit në dialogun me Serbinë.
Sipas Konjufcës, dështimi i kësaj rezolute ka ndodhur për shkak të frikës së deputetëve të caktuar të Kuvendit.

Konjufca ka thënë në televizionin T7 se “konfrontimi me Hashim Thaçin ua sjell atyre në mendje se Hashim Thaçi e ka në dorë qeverinë e tyre”.

“Nëse PDK’së ia prek Hashim Thaçin, PDK’ja ta prek Qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se shumë deputetë kanë dashur të ruajnë vendet e tyre në Kuvend.

Me mosvotimin e rezolutës për dialogun, Konjufca ka thënë se “ka humbur Kosova”.