Glauk Konjufca

Konjufca: A do të ketë Ushtria edhe nëndetëse për Presidentin tonë

Deputeti nga radhët e Levizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, gjatë diskutimit në Kuvend e ka shfrytëzuar rastin edhe të “thumbojë” Presidentin Thaçi.

Gjatë fjalimit të tij, ka diskutuar pika të ndryshme të projektligjit për Ushtrinë dhe krejt në fund ka shtruar dy çështje rreth këtij projektligji.

Çështja e parë ka qenë se a do të ketë Gjykatë Ushtarake në këtë transformim të FSK-së, dhe pika e dytë ka qenë se a do të pajiset kjo Ushtri me nëndetëse, pasi që sipas tij, vizitat e Presidentit Thaçi nëpër liqenjë të ndryshëm me anije mund të jenë vizita të rrezikshme, duke iu referuar kështu vizitës së Presidentit në liqenin e Ujmanit.