Kongresisti amerikan

Kongresisti Torres: Pavarësia e Kosovës, histori suksesi e SHBA-së

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, shtetin e Kosovës e ka konsideruar storje suksesi për Amerikën dhe demokracinë në Ballkan.

Përmes një shënimi në platformën X, ai ka thënë se ndjehet krenar që përfaqëson Bronxin në Kongres, vend ku që është shtëpi e mijëra shqiptarëve.

”Kam pasur nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një histori suksesi amerikan i demokracisë në Ballkanin Perëndimor. Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë”, ka shkruar ai në X.