Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova.

‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo.

Me këtë rezolutë të miratuar, i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyqi shtetas amerikanë, ngjarje kjo e vitit 1999.

Tutje nga kjo rezolutë bëhet thirrje që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Kjo është hera e parë që përfaqësuesit e senatit shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen ndaj vrasjeve të krimeve të luftës ndaj tre shtetasve amerikanë.

Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi, ishin pjesëtarë të Batalionit “Atlantiku”.

Ata erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe luftuan në Kosovë.

Vëllëzërit Bytyqi u rrëmbyen nga forcat serbe dhe më pas u vranë.

loading…