Kongresi Amerikan certifikon fitoren e Joe Biden si president i SHBA

Kongresi sapo ka konfirmuar fitoren në Kolegjin Zgjedhor të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Bideni ka fituar ndaj Donald Trumpit me një rezultat të thellë për të marrë Presidencën.

Numërimi i tre votave elektorale në Vermond i jep fitoren Bidenit dhe emëron automatikisht Kamala Harrisin zv.presidente e SHBA-së.

Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për  votat elektorale në Georgia dhe Pennsylvania për Bidenin. Republikanët, gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.