Tërmete

Kongo goditet nga 61 tërmete për një ditë

Sizmologët në Republikën Demokrate të Kongos kanë raportuar 61 tërmete brenda një periudhe 24 orëshe të shtunën rreth vullkanit pranë malit Nyirangongo i cili shpërtheu javën e kaluar, derisa u tha që banorët të ikin nga rreziku i rrjedhjes së lavës.

Detajet u përshkruan në një raport ditor të përgatitur për Qeverinë nga Observatori Vullkanik i Gomës (GVO), shkruan CNN.

Raporti shpjegoi se krateri i vullkanit “vazhdon të shembet, i cili kontribuoi në tërmet dhe shkaktoi emisione hiri të dukshme nga Goma”.

Vullkani i lartë 11,500 metra ndodhet rreth 15 kilometra (9 milje) nga Goma me një popullsi prej afro një milion banorë.

Një zëdhënës i qeverisë provinciale tha të premten se rreth 400 mijë njerëz janë larguar nga qyteti; ndërsa zyrtarët paralajmëruan për një shpërthim të dytë.

Shpërthimi i parë të shtunën e kaluar vrau të paktën 31 vetë.

Që nga ajo kohë, zona ka përjetuar një seri tërmetesh dhe lëkundjesh, disa janë ndjerë larg si kryeqyteti i Ruandës, Kigali, më shumë se 100 kilometra nga vullkani në Parkun Kombëtar Virunga.

Nëse magma vazhdon lëvizjen përmes një çarjeje drejt Liqenit Kivu, ekziston një mundësi e një shpërthimi lisnik, ku ky shpërthim mund të shkaktojë fluturim të mbeturinave dhe të lëshojë gaz toksik.

Emetimet e gazit ka të ngjarë të bëhen më të shpeshta në muajt e ardhshëm për shkak të rritjes së vëllimit të magmës nëntokësore.