Kongo demanton Pacollin: Nuk e njohim Kosovën!

Republika Demokratike e Kongos nuk e njeh, as de jure e as de fakto, entitetin Kosovë, i është thënë sot nga Ambasada e Kongës Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ambasada, sipas mediave serbe, notën verbale e dërguar pas pohimeve të ministrit kosovar të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili më 2 maj deklaroi se RD e Kongos shumë shpejt do ta njoh shtetin e Kosovës, transmeton Ballkani.info.

“Në pajtim me përmbajtjen e deshpeshit të cilin Ambasada e Republikës Demokratike të Kongos sot ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme të vendit të tij, Kongo nuk e njeh as de jure e as de fakto entitetin Kosovë”, thuhet në notën diplomatike.

Njëkohësisht, Ambasada e lut Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë që ta merr parasysh këtë sqarim, thuhet në njoftim.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar të Punë të Jashtme ka thënë se këto ditë pritet një njohje e re nga Kongo, shtet ne Afrikë.

Ai shtoi se procesi i njohjeve është ngadalësuar për shkak se tash kanë mbetur pa e njohur Kosovën shtete të mëdha dhe sipas tij procesi është pak më i vështirë sepse janë shtete të mëdha me mbi 60 milionë banorë dhe kanë interesa të ndryshme.

“Për njohjet është ndërlikuar procesi bota është ndarë për procese gjeostrategjike. Zambia, Kenia, Uganda, Ruanda, Etiopia, janë shtete që nuk na ka njohur por që e mbështesin Kosovën në shumë procese integruese. Jemi duke punuar me shtetin e Kilit, Argjentinës, Paraguait dhe Brazilit por është pune që do vite për te ardhur deri te njohja. Nëse do te kishim një traktat të paqes me Serbinë do ti hapte rrugë njohjes. Edhe ne Afrikën e Jugut presim njohje nga Kongo këto ditë. Kongo është shtet shume i madh në Afrikë”, ka thënë Pacolli. /Ballkani.info/