Kongo, 50 të vdekur nga përplasja e autobusit me një kamion

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes së një autobusi me një kamion në Republikën Demokratike të Kongos.

Sipas mediave lokale në qytetin Kisantu 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit Kinshasa, një kamion është përplasur me autobusin që vinte nga krahu i kundërt.

Ndërkohë nga aksidenti janë plagosur edhe shumë persona të tjerë, të cilët u dërguan në spitale.

Në muajin tetor në një aksident që ndodhi në afërsi të Kisantu, 53 persona humbën jetën.