Vushtrri

Konflikt për pronë, plagoset një burrë në Vushtrri

Një burrë është plagosur dje në Vushtrri, pas një mosmarrëveshje në mes të tre personave lidhur me një pronë.

I plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Vushtrri 20.02.2024 – 11:30. Raportohet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave meshkuj kosovarë, ku si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit njëri nga personat është plagosur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë. Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

VIDEO BONUS: Haradinaj dhe Kurti përshëndeten “ftohtë” në tubimin e minatorëve