Konfiskohet mbi 1 kg marihuanë në Istog, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Istog, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar 1 kg e 295.6 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Po ashtu, gjatë kontrollit policia ka konfiskuar edhe një shishe qelqi me substancë të lëngshme të llojit metadon,0.3 gramë heroinë dhe një telefon të tipit Samsung.

Policia e Kosovës ka raportuar se me vendim të prokurorit, I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.