Konfiskohen para të falsifikuara në Prishtinë

Dje në Prishtinë zyrtarja e një filiali bankar ka raportuar se një mashkull ka tentuar që të deponojë një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit nga banka 3 x 100€ kanë rezultuar si të falsifikuara.

Kartëmonedhat janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar njësisë policore për hetime të mëtutjeshme.