Konfiskohen medikamente në sistemin e klimatizimit të autobusit

Njësitë e doganës kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.

Oficerët doganorë kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal.

Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve të fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur, e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin të vendosura në ulësen e pasme të autobusit.

Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore, ndërsa mallrat e gjetura ilegale janë konfiskuar.