Konfiskohen drunjë në tregun e Ferizajt, shitësit nuk posedonin leje

Gjatë ditës së sotme, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në krye me Burime Bajramin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë dalur në terren, përkatësisht në treg të Ferizajt, ku edhe kanë konfiskuar drunjë.

Konfiskimi i drunjëve, ka ardhur si pasojë e mos posedimit të ndonjë dokumentacioni, me ç’rast është ditur se bëhet fjalë për shitës ilegal, transmeton Ballkani.info.

Sipas informacioneve, të dyshuarit kanë qenë prerës ilegal dhe shitjen e drunjëve pa leje e kanë bërë me qëllim të përfitimit material. /Ballkani.info