Kontrabandë

Konfiskohen drunj teknikë në Podujevë, dyshohet të jenë të kontrabanduara

Policia e Kosovës gjatë patrullimit më Podujevë kanë hasur në një traktor të braktisur i ngarkuar më shtatë metra katrorë drunj teknik.

Dyshohet se këta drunj të jenë të kontrabanduar.

Është intervistuar një i dyshuar mashkull kosovar  dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa drunjtë janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor”, njofton policia.

Rasti është në procedurë hetimore.