Zubin Potok

Konfiskohen armë dhe arrestohet një person në Zubin Potok

Sot njësiti policor që po patrullonte në komunën e Zubin Potokut, në afërsi të një shtëpie ka ndaluar një person i cili sipas policisë paraqiste lëvizje të dyshuara.

Më urdhër të prokurorit kujdestar është bastisur shtëpia e të dyshuarit D.R., (viti i lindjes 1974) m/k, ku janë gjetur dhe sekuestruar: Një pushkë M-70 me 5 fishek te llojit 30 06 PPU, një pushkë gjuetie e llojit Cifsan me 23 fishekë, dy kartela të shoqatës së gjuetarëve, një radiolidhje e dorës me adapter e llojit Boafeng, një brisk dhe një uniformë, njofton policia.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar dhe me udhëzim të tij rasti inicohet në procedurë të rregullt hetimore, njofton policia.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në luftimin, hetimin dhe identifikimin e kryerësve të veprave penale dhe dukurive të tjera negative, me qëllim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.