Konfirmon Policia: Katër të lënduar në një aksident në Mitrovicë

Një aksident rrugor në Mitrovicë ka ndodhur dje në orën 16:00, ku si pasoj e aksidentit kanë mbetur katër persona të lënduar.

Zëdhënsi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti për Ballkani.info ka thënë se aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë më saktësisht tek vendi ‘Tuneli i parë’.

Sipas Zahitit aksidenti ka ndodhur mes tri veturave ku si pasojë e tij kanë mbetur tre të lënduar ku janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, shkruan Ballkani.info.

“Aksidenti ka ndodhur dje në orën 16:00 pasdite, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë më saktësisht tek vendi “Tuneli i parë” ku aksidenti ka ndodhur në mes tri veturave, ku si pasojë e tij kanë mbetur katër të lënduar, dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë për trajtim”, ka thënë Zahiti për Ballkani.info.