Sot para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info, Zëdhënsi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kelani për Ballkani.info ka treguar se me me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që nderlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se Oliver Ivanoviq. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor.

“Mund të konfirmojm se, në Veri të Mitrovicës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente, janë realizuar disa bastisje që nderlidhen me vazhdimin e hetimeve për rastin e vrasjes se O.I.. Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor. Në konsultim me Prokurorin kompetent ndaj të njejtëve është duke vazhduar procedura e mëtutjeshme ligjore. Për informacione tjera do të iu informojmë pas përfundimit dhe kompletimit të rastit”, ka thënë Kelani për Ballkani.info/Ballkani.info