Nënkryetari dhe shefi i shtabit zgjedhor të LDK-së Lutfi Haziri në një dalje për mediat ka folur mbi zhvillimet e fundit rreth koalicionit LDK-LVV.
Haziri ka thënë që po punohet intensivisht për një marrëveshje por pa definuar zurtarisht diçka.
“Po punohet nga kryetarët e të dy partive për arritjen e një marrëveshjeje parazgjedhore. Në politika sektoriale i kemi definu, ne e kemi kandidatin për kryeministër nga LDK-ja që duam ta bëjmë kryeministre të Kosovës dhe ato kanë kandidatin e tyre. Ne po punojmë me u bashku, besoj që bashkimi po ndodh”, ka thënë Haziri.
Gjatë ditës së sotme është takuar edhe kryetari i LDK-së dhe VV-së.
loading…







