Konfirmohet zyrtarisht Audi A8-shi ultra luksoz

Marka me bazë në Ingolstadt të Gjermanisë, Audi ka konfirmuar se do të ofroj një veturë të re të A8-shit shumë më luksoze se që është tani e që rivalizon Bentley Flying Spur.

Vendimi për ta vënë A8-shin në versione më të shtrenjta e ekskluzive është konfirmuar zyrtarisht gjatë kësaj jave në Mbledhjen Generale Vjetore të kësaj kompanie.

Detaje janë të pakta për momentin me vetëm një deklaratë të Audis që thotë se A8-shi në fjalë do të shërbehet si “luksoz e prestigjiozë”.

Ky Audi A8 ultra-luksoz pritet të ketë motorin e VW Group twin-turbo 6.0 litërsh W12 me së paku 585 kuajfuqi e sistemin Quattro me të gjitha rrotat aktive, apo versionin më të fuqishëm të këtij motori që prodhon 626 kuajf uqi e i cili gjendet në modelet e Bentleyt, si Continental GT e Bentayga Speed.