Bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, kanë udhëtuar dje në Bruksel për t’u takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini.

Udhëtimin, njëjtë si herën e fundit, e kanë bërë pa ndonjë paralajmërim.

Udhëtimin e Limajt dhe Ahmetit për në Bruksel e ka konfirmuar për Ballkani.info, këshilltari i Limajt, Leotrim Berisha.

Limaj e Ahmetit pritet që sot në orën 17:00 të zhvillohet një takim zyrtar në Bruksel, por nuk dihet saktë me kë.

Kujtojmë se Ekipi negociator për dialogun, kanë thënë se platforma e cila u miratua në Kuvend, do të jetë qëndrimi i vetëm zyrtar në dialogun me Serbinë. /Ballkani.info/