Konfirmohet transferimi i Giroudit te Milani

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka konfirmuar transferimin e sulmuesit francez Olivier Giroud. Maldini të mërkurën për mediumet italiane, ka thënë se Giroudi të enjten do të zbarkojë në Milano kurse të premten do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore.

Bëhet e ditur se Milani ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e Giroudit në vlerë prej dy milionë eurosh.

Sulmuesi 34-vjeçar me Milanin do të firmosë kontratë dyvjeçare. “Po, Olivier Giroudi do të arrijë të enjten në Milano. Ai është kampion i vërtetë dhe ne kemi pasur nevojë për një sulmues me përvojën e tij”, ka thënë Maldini.

Giroud iu bashkua Chelseat në janar të vitit 2018 nga Arsenali dhe ka shënuar 90 gola në 255 paraqitje në total në Premier League.