Një audio-incizim i një bisede telefonike mes Nebojsa Shurlan, atëherë drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit të Serbisë, drejtor aktual i kompanisë shtetërore Infrastruktura e Hekurudhave të Serbisë dhe ministrit të Financave Sinisha Mali, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Aleksandar Vuçiq, konfirmon se ka lidhje të forta mes zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe grupeve të tifozëve të futbollit që vazhdimisht provokojnë gjatë ndeshjeve të ndryshme.  

Biseda telefonike e arritur nga Radari është regjistruar në fund të marsit 2019, para se dy muaj më vonë të fillonin punimet për rindërtimin e stadiumit Crvena Zvezda, shkruan Radar.

Biseda e diskutueshme ka shumë të ngjarë të jetë regjistruar nga vetë Shurlan, sepse ai padyshim kishte frikë se diçka do të shkonte keq.

Është kapur një bisedë nga e cila shihet qartë se shteti ka ndihmuar financiarisht jo vetëm klubet sportive, por edhe grupet individuale të tifozëve si zyrtarisht, me para nga buxheti, por edhe fshehurazi, përmes kompanive dhe institucioneve publike, puna e të cilave kontrollohet nga shteti.

Shurlan dhe Sinisha Mali folën për ndihmën financiare prej 100.000 eurosh që Shurlan, përmes Drejtorisë së Ndërtimit të Serbisë, të cilën ai e drejtonte në atë kohë, është dashur t’u jepte tifozëve (huligavëve) të Cërvena zvezdës.

Për këtë pjesë, huliganët, kohë më parë kishte shkruar edhe New York Times.

Në artikull, NYT përmendi presidentin serb dhe lidhjet me botën e krimit, te huliganët e futbollit

Në artikull një personazh i lidhur me presidentin serb, rrëfen një episod të një ndeshje futbolli, ku presidenti serb ka qenë pjesë e një grupi huliganësh të cilët synuan goditjen e shqiptarëve etnike

“Huliganët më të vjetër i thanë B. dhe miqve të tij që të gjenin një grup të ngjashëm të rinjsh që mbështesnin ekipin tjetër kryesor të Beogradit, Partizanin, dhe t’i sfidonin ata në luftime ‘për të parë se kush është trim dhe kush jo’. Të gjithë huliganët e rinj në tribunën veriore ishin nacionalistë të rinj, tha B., përfshirë Vuçiçin. Ndër thirrjet ishte “Serbi, jo Jugosllavi”. Pas një loje në vitin 1988 dëgjuam për një përplasje mes serbëve dhe shqiptarëve etnikë. Shkuam “për të gjuajtur” shqiptarët në Beograd pas një loje, me shpresën se do të thyenim disa dyqane dhe t’u jepnim një mësim shqiptarëve. Përfunduan duke bërë sherr në rrugë. Presidenti Vuçiq ishte gjithashtu në këtë sherr”, thotë artikulli.

Edhe koalicioni “Serbia kundër dhunës” (SPN) pretendon se incidentet në protestën e opozitës në Beograd më 24 dhjetor të vitit të kaluar u shkaktuan nga “huliganët e dërguar nga qeveria”.

“Autoritetet përdorën dhunë për t’i paraqitur protestat paqësore si të dhunshme”, thuhet në deklaratën e SPN-së.

Ky koalicion shtoi se “dërgimi i huliganëve” për të shkaktuar incidente në protestë është përdorur nga qeveria për ta dëmtuar iniciativën e protestuesve që kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

“Regjimi i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka treguar edhe një herë fytyrën e tij të vërtetë, të dhunshme”, tha koalicioni “Serbia kundër dhunës” më 25 dhjetor të vitit të lamë pas