Konfirmohet: Shefi i CIA-s vizitoi Ukrainën së fundmi

Drejtori i CIA-s, William Burns, ka vizituar Ukrainën ku ka takuar presidentin Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të inteligjencës ukrainase.

Një zyrtar amerikan ka thënë për CNN se Burns ka qëndruar ne Kiev para se të ndodhte rebelimi i grupit “Wagner”, ndaj sipas tij kjo çështje nuk ka qenë temë e bisedimeve.

“Drejtori Burns së fundi ka udhëtuar në Ukrainë, sikurse që ka bërë rregullisht që prej nisjes së agresionit rus, prej më shumë se një vitit. Sikur edhe me udhëtimet tjera, drejtori është takuar me Zelenskyn dhe zyrtarë të inteligjencës, ku ka rikonfirmuar angazhimin e ShBA-së për ndarjen e ndihmës së inteligjencës për t’u mbrojtur nga Rusia”, është shprehur, Jim Sciutto.

I pari që ka raportuar për qëndrimin e Burns në Ukrainë, ka qenë Washington Post.