Tashmë është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin Covid-19 në Suharekë.
Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, ka bërë të ditur se rasti i parë nga Suhareka është një grua e moshës 53-vjeçare.
” Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë ,e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare”, thuhet nga IKSHP-ja.
TherandaPost merr vesh se ajo është nga qyteti i Suharekës dhe jo nga fshatrat. Sipas burimeve që TherandaPost ka brenda institucioneve, e konfirmuara ka pasur kontakt diku 10 ditë më parë me një familjar, i cili tash është jashtë vendit, prej të cilit edhe ka marrë virusin.
Dyshohet edhe për disa raste tjera në Suharekë.
JU LUTEM RRINI NË SHTËPI!







