Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrën që sot Albin Kurti i ka nisur Isa Mustafës, kreut të LDK-së.
Në këtë letër, Kurti ka kërkuar nga i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që të vazhdojnë bisedimet për koalicion, duke deklaruar se LV-ja bujarisht iu ka ofruar më shumë se gjysmën e qeverisë, sipas ofertës së fundit ku ndarja bëhet 6+5.
Ai tutje ka thënë se janë pajtuar edhe për presidentin, ani pse sipas Kurtit kjo çështje nuk është fare urgjente, e që për të nuk është garuar në zgjedhje.
“Nuk mundemi tash t’i delegjitimojmë institucionet demokratike me ujdi monarkësh. Zgjedhja e Konjufcës ishte legale dhe legjitime”, ka shkruar ndër të tjerash Kurti, duke ia bërë të qartë Mustafës se nuk negociojnë më me këtë pjesë.

Më herët, Ballkani.info nga burime brenda LDK-së raportoi se se kjo parti ka refuzuar edhe ofertën e fundit nga Vetëvendosje të bërë përmes një zarfi të formatit A4 që iu dorëzua vetëm pak momente më parë kësaj partie.
Asistentja e Grupit Parlamentar të LDK-së dorëzoi letrën e Kurtit te Avdullah Hoti dhe LDK-ja, e të cilët kanë vendosur që ta refuzojnë sipas burimeve tona. Nuk bëhet e ditur se cili ishte propozimi i ri i kryetarit të Vetëvendosjes që të arrihej marrëveshja për koalicionin qeveritar.
Megjithatë burimet tona thonë se në këtë letër, Kurti ka përdorur një fjalorë shumë të rënd, duke e akuzuar LDK-së dhe kreun e saj, Isa Mustafa, si një monarkist.
Madje këtë e tha edhe vet Mustafa, i cili theksoi se letra nuk është zyrtare, meqë përmban cilësime. /Ballkani.info/
Letra e plotë:









