Konfirmohet nga policia/ Identiteti, vendi dhe mosha e të vdekurit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar që është gjetur një person pa shenja jete rreth orës 17:00 në rrugën “Shkupi” në Prishtinë.

Sipas Policisë i vdekuri është M.SH, 82 vjeçar.

Kurse me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion ndërsa rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Personi ka bërë vetëvrasje pasi ka kërcyer nga ndërtesa e spitalit Amerikan në Prishtinë.