PSRK

Konfirmohet lista e kandidatëve që kanë aplikuar për kryeprokuror të Prishtinës dhe të Prokurorisë Speciale

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur këtë të premte, ka konfirmuar listat e kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozitën kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Për këtë pozitë kanë aplikuar prokurorët Zejnullah Gashi dhe Fitore Sadikaj.

Prokurori Zejnullah Gashi u konfirmua si kandidati i vetëm për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërsa, kundërshtimi i prokurores Fitore Sadikaj ndaj vendimit të Kryesuesit të Këshillit për moskonfirmimin e statusit të kandidatit për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, u refuzua.

Po ashtu, KPK-ja ka konfirmuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK).

Kandidatët e konfirmuar janë: Blerim Isufaj, Atdhe Dema, Valdet Gashi dhe Naim Abazi.