Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm kanë bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Geci.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zyrtari për Informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se aksioni është zhvilluar nën dyshimin e për fajde.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës. Operacioni policor krysisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit pilicor do të ju informojmë me detajet tjera”, ka thënë Krasniqi.