Kryeministri i Kosovës

Konfirmohet/ Ky person do ta zëvendësojë Avdullah Hotin pas infektimit me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pasi ka rezultuar pozitiv për COVID-19, ia ka deleguar punën zëvendëses së tij, Albulena Balaj-Halimaj.

Ky fakt ka bërë që NISMA Socialdemokrate, të ndjehet më superiore në raport me të tjerët.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, gjatë një bisede në Frontal të T7, ka thënë se Kosova ndodhet në duart e sigura me udhëheqjen e Albulena Balajt.

“Si asnjë herë më parë, Qeveria e Kosovës në duar të sigurta, në duar të Nismes. Është pjesë e aktive e punës dhe do të jetë përgjegjëse gjatë këtyre ditës por nuk do të thotë se nuk është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin për punën tonë për objektivat tona që i kemi në vazhdimësi”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se zv.kryeminstrja nuk do të zhgënjej me punën e saj.

“Sot (kryeministri) e ka autorizuar zv.kryeministren nga radhët e Nismes për ta udhëheq qeverinë në këto kushte të jashtëzakonshme, por bashkë do t’ia dalim”, ka thënë Krasniqi në Frontal.