Konfirmohet: Shefi i asambleistëve të VV-së në Ferizaj kalon tek Nisma

Kryetari i asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Ali Halimi ka aderuar tek Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

I pyetur nga Ballkani.info – deputeti i VV-së nga Ferizaj, Valon Ramadani e konfirmoi lajmin.

“Po është e vërtet sot ka aderuar”, përfundoi Ramadani.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 11 qershorit kishte dalur e para në Ferizaj, por në zgjedhjet lokale nuk e kishte arritur as balotazhin. /Ballkani.info/