Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet sonte me emisarin special të Presidentit të SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell.

Ballkani.info merr vesh se sonte në orën 19:30, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Vendi: Restoranti “Renaissance”, Prishtinë.