Për nesër në veri të vendit ishte paraparë vizita e dy zyrtarëve serb, në prag të asaj që po quhet krizë humanitare, edhe pse arsyeja e vizitës ishte marrë për të qëndruar në Kampusin e Universitetit të Mitrovicës.
Këto dy zyrtarë që do ta vizitonin nesër Kosovën ishin Marko Gjuriq, i ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën dhe ministri serb i Arsimit, Mlladen Sharçeviq.
Mirëpo, Ballkani.info nga burime brenda Ministrisë kosovare të Punëve të Jashtme, merr vesh se vizita këtyre dy zyrtarëve serbë u është anuluar.
“Vizita iu anulua për shkak se ata kërkuan ndërrim të agjendës dhe përveç vizitës në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, kërkuan edhe vizitën në Gazivodë dhe lokalitete tjera në veri”, ka thënë një burim brenda MPJ-së për Ballkani.info.
Duket se keqpërdorimi i agjendës së planifikuar më herët e ka shtyrë MPJ-në që ta anulojë këtë vizitë.
I kontaktuar nga Ballkani.info, shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj, shkurt e ka konfirmuar anulimin e vizitës, duke mos dhënë detaje tjera.
“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai.
Ndryshe, tash e disa ditë po raportohet dhe po propagandohet se veriu i vendit po përballet me krizë humanitare. Kjo tashmë është vërtetuar se është inskenim i Beogradit zyrtar. /Ballkani.info/







