Konfirmohet bashkëpunimi i shumëpërfolur në estradën shqiptare

Xhensila Myrtezaj debutoi pak javë më parë me një pamje të re, duke lënë të kuptohej se e kishte bërë këtë ndryshim drastik për klipin e ri. Ajo dukej kaq ndryshe, saqë fansat e krahasuan me aktoren spanjolle Úrsula Corberó, e cila luan në serialin e famshëm “La Casa De Papel”.

Mirëpo, së fundmi ajo ka publikuar disa imazhe të reja por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin emojit e një zjarri që kishte lënë në koment Majku.

Nga ana tjetër, Majk dhe Getoar Selimi kanë ndarë nga një foto pothuajse në të njëjtën kohë me Xhensilën, në të cilat ka komentuar dhe kjo e fundit.