Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë

Siç thonë në Ministrinë e Shëndetësisë, GAVI COVAX i ka konfirmuar se Kosova së shpejti do të vijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Mediat po raportojnë se konitigjenti do të arrijë brenda shtatë ditëve

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar për Ballkani.info se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.