Konfirmohet aktakuza për mashtrim me viza ndaj Milaim Zekës, flet deputeti

Aktakuza për mashtrim, pastrim parash dhe shmangje në tatim ndaj deputetit Milaim Zeka, ka mbetur në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar deputeti Zeka, duke thënë se qëndron pas deklaratave të tij të mëhershme rreth rastit.

“Unë i qëndroj prapa asaj çfarë kam deklaruar më parë. Nëse prokuroria gjen vetëm një dëshmitar që unë i kam marrë para për ta pajisur me vizë, unë jap dorëheqje nga jeta publike”, ka thënë Zeka për Ballkani.info.

Kujtojmë se sipas aktakuzës, Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka, që nga viti 2016 e deri në mars të vitit 2017, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, fillimisht në vitin 2016, kanë regjistruar biznesin si agjenci punësimi, ku kanë paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani. /Ballkani.info