Konfirmohen numër i madh i rasteve të reja me koronavirus në Gjermani

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë konfirmuar 213 raste të reja me koronavirus.

Sipas Institutit gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”, numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi i ri në ekonominë më të madhe të Evropës shkoi në 182 mijë e 28, shkruan “The Guardian” transmeton ballkani.info

Brenda 24 orëve u shënuan edhe 11 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 8 mijë e 522.

Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me më së shumti të infektuar, por ka numër shumë më të vogël të viktimave krahasuar me Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën e Francën.

Qeveria gjermane e ka larguar një pjesë të madhe të masave kufizuese dhe po synon ta riaktivizojnë ekonominë e prekur rëndë nga pandemia. /Ballkani.info/