Konfirmohen 7 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 137 testime të kryera vetëm shtatë qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Ndërsa më tej thuhet se 25 persona janë shëruar.

Sipas MSH-së numri i rasteve aktive është 70.