Konfimohet: Policia i shkon në shtëpi Haxhi Hotit pas kërcënimit ndaj Kurtit

Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj anëtarit të Nismës, Haxhi Hotit, pasi ky i fundit tha se Kurti i ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Pas kësaj, Policia i është vënë në kërkim duke i shkuar në shtëpi, Hotit.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i policisë rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta.

Graishta ka thënë se Policia e ka kërkuar në shtëpi Haxhi Hotin por nuk e ka gjetur aty.

“Policia i ka lënë porosi familjarëve që të lajmërohet në stacionin policor”, ka deklaruar Graishta.  

Nisma është distancuar nga deklarata e anëtarit tyre duke thënë se Hoti nuk është në strukturat drejtuese të partisë. 

Ndërkaq, vetë Hoti, pas publikimit në media dhe reagimeve të shumta, ka fshirë postimin kërcënues ndaj Kurtit dhe ka kërkuar falje publike.