Në ora 14:00 në Kuvend të Kosovës, kreu i AAK-së, e ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka ftuar në takim liderët e partive politike.

Ballkani.info merr vesh se atij do t’i përgjigjen kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i Nismës, Fatmir Limaj, kreu i AKR-së Behgjet Pacolli si dhe një përfaqësues i VV-së.

Sipas burimeve të Ballkani.info, përfaqësuesi i VV-së në këtë takim do të jetë nënkryetari i kësaj partie, Liburn Aliu.

Ende nuk dihet nëse dikush nga LDK-ja do të merr pjesë në këtë takim.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ende nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për Konferencën e Unitetit, ani pse një gjë e tillë nuk është përkrahur nga pozita.

Rrjedhimisht, për sot i ka ftuar në Kuvend të Kosovës krejt kryetarët e partive politike, që të bisedojnë lidhur me përgatitjet e kësaj konference, për të cilën ai ka propozuar që të jetë dy ditore, e ku do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Evropian. /Ballkani.info/