Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar një Konferëncë për Uniteti ku liderët politik në Kosovë do ta harmonizonin qëndrimin e tyre për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Për çështjen e dialogut ka divergjenca qëndrimesh në mes liderëve partiak në Kosovë. Për këtë ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka filluar takimet për organizimin e kësaj konference.

Ai është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin dhe kryetarin e Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Në kuadër të nismës për organizimin e Konferencës së Unitetit për Kosovën, sot kam zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ishte vlerësim i përbashkët se Kosova, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për unitet të brendshëm politik në fazën e një epilogu të dialogut me Serbinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Më tutje ai ka shkruar që i ka dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës.

Ramush Haradinaj në nëntor të vitit 2018 kishte vendosur taksë për produktet serbe dhe bosnjake duke u bllokuar dialogu që për Haradinajn ishte rrezik për ndarje të Kosovës. /Ballkani.info/

Postimi i plotë

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1654087014715706