Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar lidhur me shpërthimin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër-Lepencit.
Policia ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme ku ka prezantuar edhe konfiskimin e shumë armatimit gjatë bastisjes së sotme në Zubin Potok dhe në disa lokacione tjera. Mes tyre janë konfiskuar edhe shumë para.
“Pas hetimeve intensive sot në orët e mëngjesit janë organizuar kontrolle dhe janë arrestuar 8 persona të dyshuar për përfshirje në këto raste. Në këto aksione janë konfiskuar armë, eksplozivë, uniforma e gjëra tjera që do t’i shërbejnë hetimit”, ka deklaruar Sveçla.










