Konferenca e BQK-së: Vendimi për tarifat u mor për t’i mbrojtur konsumatorët

Banka Qendrore e Kosovës mbajti konferencë për media, ku temë ishte tarifa e vendosur nga kompanitë e sigurimeve.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se ky vendim është marrë “për të mbrojtur mbajtësit e polisave”.

“Këtë vendim e kemi marrë për të mbrojtur polisë mbajtësit”, tha Mehmeti.

“Këtë vit e kemi shmangur një shkelje ligjore”, shtoi ai.

Ndërkaq, zv.guvernatori Sokol Havolli, po ashtu tha se ky vendim për rritjen e tarifave, u bë për mbrojtje të klientëve.

“Duhet të kapitalizohet industria e sigurimeve”, tha ai.

“Duhet të kemi sektor të shëndetshëm të sigurimeve, kompanitë e sigurimeve duhet të jenë të gatshme të mbulojnë obligimet ndaj qytetarëve e të mos mbesin borxh”, shtoi ai.