Koncerti i Vertis, Einxhel: ‘A do këndonin Aurela, Sinani, Flori në stadiumin e Athinës?

Një ndër emrat më të njohur të muzikës greke ofroi një mega spektakël mbrëmë në Tiranë. 

Nikos Vertis në stadiumin Air Albania performoi hitet e tij të pavdekshme të cilat i ka dëgjuar e kënduar thuajse çdo shqiptar. 

Në mesin e të pranishmëve pati edhe plot fytyra publike. 

Në këtë mes veçojmë biznesmenin Samir Mane, Noizyn, Yll Limanin e Blerim Destanin. 

Por, një e njohur që mungoi ka shfaqur edhe kundërshtimin e saj për këtë koncert. 

Fjala është për prezantuesen Einxhel Shkira. 

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka bërë disa pyetje mbi ardhjen e Vertis në Tiranë. 

‘Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë? Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj.’, ka pyetur Shkira. 

Reagimi është mbyllur me dëshirën e Einxhel për dy bileta te koncerti i Elvanës që mbahet muajin tjetër po në këtë stadium. /Prive.al