Koncerti i Unikkatil po afrohet, në këto pika në gjithë Kosovën mund t’i blini biletat

Biletat për koncertin e shumë pritur të Unikkatil tashmë kanë dalë në shitje.

Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, më 27 korrik do të rikthehet në Kosovë për të mbajtur një koncert të madh.

‘Katili’ ka zgjedhur stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë për të organizuar koncertin për të cilin thotë se do të jetë i fundit në karrierën e tij i kësaj përmase.

E për këtë koncert, fansat tashmë mund të blejnë biletat në pikat e shitjes të përcaktuara nga organizatorët.

Ata janë përkujdesur që biletat të mund të blihen nga fansat në gjithë qytetet e Kosovës, e që përveç vendeve si ‘Rave Travel’ e ‘RIA’, në këtë link mund të gjeni pikat e shitjes në qytetet përkatëse ku mund t’i merrni biletat pa pasur nevojën të shkoni në Prishtinë.

Çmimi i biletave dallon nga afërsia dhe pozita në stadium, nga 20 euro më e lira, 50 euro dhe 100 euro për një eksperiencë më të mirë.

loading…