Koncerti “Jehonë” nga Jehona Lumi

Koncerti “Jehonë” është koncerti i parë recital i këngëtares Jehona Lumi.

Ne këtë koncert do të performohen 10 këngë të vjetra popullore shqipe të ri-orkestruara dhe të ri-sjellura në një frymë mjaft interesante.

Në shumë prej këngëve të këtij koncerti do të ketë mysafir të ftuar si këngëtarë të njohur dhe instrumentistë të instrumenteve burimore tona, që do të na bashkangjiten për të performuar së bashku.

Koncerti është ngjarje kulturore e hapur për publikun dhe hyrja është falas!

Ky koncert poashtu do të mështetet edhe nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Komunës së Prishtinës, ndërsa sponsor medial është televizioni Kohavision – KTV.

Duke shpresuar të ju takojmë së shpejti, ju mirëpresim!

Jehona me Koncertin “Jehonë”

Data: 19.12.2019 (e enjte)
Vendi : Teatri “Faruk Begolli” , Kolegji AAB , Prishtinë
Koha : 20:00