Komunistët kujtojnë Çlirimin me foton e Enverit: Rama “neoballist”

Veteranë të luftës dhe përkrahës të Partisë Komuniste ju bashkuan homazheve për të rënët në luftën Çlirimtare, tek Varrezat e Dëshmorëve.

Edhe ata vendosën lule në monumentin “Nëna Shqipëri”. Por edhe këtë përvjetor të 74 të Çlirimit të Shqipërisë, nuk munguan pankarat e tyre për Enver Hoxhën, dhe thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Për ta, qeveria e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, është “neoballiste”. Në pankarta, nuk ka munguar edhe përmendja e Bularatit, fshatit të vogël minoritar në Gjirokastër, ku u vra ekstremisti grek Kostantinos Kacifas. “Bularati është Shqipëri”, shkruhen në pankartë.

Një orë pasi në Varrezat e Dëshmorëve ishin përfaqësuesit e qeverisë, me parulla në duar dhe me fotot e Enver Hoxhës, ato nderuan ish-diktatorin komunist tek monumenti “Nënë Shqipëri”

“Lufta Çlirimtare është ndër më të madhërishmet, një nga ato luftëra për jetë a vdekje,” shprehej një anëtar i Partisë Komuniste.