Bashkim Ramosaj

Komunat ku qeverisë AAK-ja janë modeli më i mirë i qeverisjes komunale në Kosovë

Në kuadër angazhimit në terren, sot Shefi i Shtabit Rajonal të Dukagjinit, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka takuar drejtorët e drejtorive dhe udhëheqësit e sektorëve profesionale të komunave të Rrafshit të Dukagjinit!

Gjatë takimit të sotëm në Gjakovë, të kryesuar nga Drejtori Durim Halilaj, janë dakorduar për bashkëpunimin e thellë dhe profesional, si dhe daljen me plane konkrete përballë Qeverisë së Kosovës, në lidhje me kërkesat dhe nevojat që ka kjo zonë e rëndësishme e vendit. /Ballkani.info/