Deçani, Malisheva, Shtimja, Hani i Elezit e Zveçani janë komunat që atkualisht kanë zero raste aktive me koronavirus.

Në këto komuna janë shëruar të gjithë të infektuarit me COVID-19.

Sipas hartës së publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, që nga fillimi i pandemisë janë testuar 20 mijë e 662 raste.

Komuna e Prishtinës prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive, gjithsej 337. Vushtrria renditet e dyta me 289 raste ndërsa pas saj Prizreni me 199 raste pozitive.

Në anën tjetër, 6 komuna të Kosovës kanë shënuar më pak se 10 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë.

Në Kaçanik janë infektuar gjithsej 9 persona, në Han të Elezit 7, në Klinë 6 persona, në Deçan 3 të tjerë, ndërsa në Kllokot e Partesh u infektua vetëm nga 1 person.