Prishtinë

Komuna s’iu bëri zgjidhje, banorët e Rrugës ‘B’ vullnetarisht e largojnë ujin nga bodrumet (VIDEO)

Banorët e ndërtesave në Rrugën “B” në kryeqytet vazhdojnë të kenë probleme me kanalizimin dhe vërshimet në bodrumet e tyre.

Banorët e disa ndërtesave në këtë rrugë ka qe tre muaj që i kanë bodrumet e mbushura me fekale nga rrjedhja e kanalizimeve.

Ata kanë thënë për Ballkani.info se disa herë i janë drejtuar Komunës së Prishtinës qe të ndërmerr diçka lidhur me këtë problematikë, por kjo nuk ka ndodhur.

Sot banorët kanë vendosur që vullnetarisht ta largojnë ujin nga bodrumet. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=rMZlcy4Sz5I&feature=youtu.be